Milano shtang Partizanin e Beogradit

Basketboll

Milano shtang Partizanin e Beogradit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 00:38
Pamje nga ndeshja

Sfida Milano - Partizani i Beogradit, ka përfunduar me fitoren e skuadrës italiane me rezultat 85:83.

Veprimtaria më prestigjioze e basketbollit kontinental të klubeve,

Euroliga e meshkujve, është ka vijuar të premten me takimet e javës së 28-të të sezonit të rregullt, teksa janë luajtur 3 sfidat e fundit të kësaj jave.

Dhe dueli i luajtur në Milano midis Olimpias vendase dhe Partizanit të Beogradit, është sjellë për sportdashësi.

Në fakt, sfida ka qenë e luftuar, me skuadrat që nuk i lejojnë shumë hapësira njëra-tjetrës dhe duke luftuar pikë për pikë, çka e ka mbajtur gjithçka thuajse në barazpeshë të plotë.

Kështu, 10-minutëshi i parë ka parë skuadrën skuadrën mike të kalojë në kryesim prej disa pikësh, por vendasit rikuperojnë dhe ia dalin ta mbyllin me një pikë të vetme epërsi, 22-21.

Ai i dyti ka parë të dyja skuadrat të mos lëshojnë pe për asnjë moment dhe, për rrjedhojë është mbyllur në barazpeshë të plotë,

19-19, dhe janë italianët që shkojnë kështu në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar me një pikë të vetme, 41-40.

Por skuadra serbe ka dalë e motivuar nga dhomat e zhveshjeve, duke zhbërë epërsinë e vendasve dhe e fituar 10-minutëshin e 3-të, 27-23. Kështu, Partizani i Beogradit përmbys shifrat dhe kryeson pas një gjysmëore lojë me 3 pikë epërsi, 67-64.

Por skuadra italiane e ruan gjakftohtësinë në fund dhe arrin ta fitojë 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, 21-16, duke përmbysur shifrat dhe Olimpia Milano mund Partizanin e Beogradit, 85-83, dhe merr fitoren e 12 në 28 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat