Studenti shkëlqen kundër Elbasanit

Basketboll

Studenti shkëlqen kundër Elbasanit

Më: 9 mars 2024 Në ora: 12:06
Pamje nga ndeshja

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka hapur dje javën e 17-të me ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet ndërmjet Studentit dhe Elbasanit.

Një sfidë që nuk dhuroi surpriza, pasi vajzat studentore fituan me rezultatin e thellë 84-55, pa e vendosur për asnjë moment në diskutim suksesin në takimin që u zhvillua në “Asllan Rusi”.

Studenti e filloi lojën më ritëm shumë të mirë në fazën sulmuese, duke i mbyllur llogaritë që në pjesën e parë.

Kështu vajzat e trajneres Florentina Mitku triumfuan 28-10 në periodën e parë dhe 27-17 në të dytën, duke shkuar në pushimin e madh me epërsinë e përgjithshme 55-26. Studenti e thelloi avantazhin në 63-35 pas 30 minutash lojë, teksa e fitoi edhe periodën e tretë 14-9.

Çereku i fundit u zhvillua sa për statistike, me Elbasanin që fitoi 15-20, por në shifra të përgjithshme triumfoi ishte i “salduar” me +29 pikë për kryeqytetaset. Duke kaluar te paraqitjet individuale, edhe një herë tjetër për Studentin shkëlqeu dyshja Marina Pëllumbi – Marinela Gjergji, me të parën që realizoi 25 pikë, 14 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa e dyta 21 pikë, 21 kërcime dhe 3 asistime.

Spikati gjithashtu edhe Megi Spahiu me 19 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime. Për Elbasanin lojtaret me efikasitetin më të lartë ishin Frida Korumi me 10 pikë e 9 kërcime, Sidorela Zenuni me 20 pikë e 9 kërcime si dhe Dea Sali me 14 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime.

Kjo ishte fitorja e gjashtë në kampionat për Studentin, ndërsa Elbasani regjistroi humbjen e 15-të në 17-të ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat