Besëlidhja nuk toleron askënd në Superligë

Basketboll

Besëlidhja nuk toleron askënd në Superligë

Më: 9 mars 2024 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Janë luajtur takimet e javës së 16-të të Superligës në basketboll për meshkuj, që kanë konfirmuar Besëlidhjen në krye të renditjes. Skuadra lezhjane fitoi 109-51 ndaj Fieri Basket, në një ndeshje që ishte një formalitet për të. 6 lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 10 pikë.

Zhgënjen Kamza Basket, që në fushën e saj u mund 84-82 nga Partizani, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Nikolli me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për të “kuqtë”, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Namdar për kamzalinjtë. Sukses që mban në lojë Partizanin për një vend në Superligën sezonin tjetër.

Fitore të thellë korri Tirana, që mundi 151-42 Skënderbeun në “Fahrie Hoti”, sfidë ku Davis realizoi 31 pikë për bardheblutë. Të njëjtën gjë bën edhe Teuta, që në Durrës mposhti 103-58 Elbasanin, në një ndeshje pa histori. Bacon me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për durrsakët.

Superliga-Meshkuj, java e 16-të

Kamza Basket – Partizani, 82-84

Besëlidhja – Fieri Basket, 109-51

Tirana – Skënderbeu, 151-42

Teuta – Elbasani, 103-58

Apolonia – Flamurtari, 10 mars

Vllaznia (pushim)

Renditja: Besëlidhja 28 pikë, Tirana 26 pikë, Teuta 25 pikë, Vllaznia 24 pikë, Kamza Basket 24 pikë, Apolonia 21 pikë, Elbasani 20 pikë, Partizani 20 pikë, Flamurtari 18 pikë, Fieri Basket 16 pikë, Skënderbeu 15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat