Palokaj vendimtar në vazhdime, Prishtina mposhtet

Basketboll

Palokaj vendimtar në vazhdime, Prishtina mposhtet

Më: 10 mars 2024 Në ora: 19:45
Pamje nga një ndeshje

Palokaj vendimtar në vazhdime, Golden Eagle Ylli fiton duelin për vendin e tretë ndaj Sigal Prishtinës!

Në një ndeshje dramatike, ku fituesi u përcaktua pas vazhdimeve, Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 103:95 (17:26, 24:25, 25:15, 19:19, 18:10), në javën e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Alonzo Verge Jr me 37 pikë, pesë kërcime e tetë asistime, Jan Palokaj me 21 pikë dhe Nate Grimes me 21 pikë e 13 kërcime, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Diamond Stone me 28 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Golden Eagle Ylli tani renditet në vendin e tretë me 15 fitore e nëntë humbje, derisa Sigal Prishtina e katërta me 14 fitore e dhjetë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat