Shkarkohet me një mesazh në Kosovë, Gjuka reagon: I kërkoj falje klubit të Elbasanit

Basketboll

Shkarkohet me një mesazh në Kosovë, Gjuka reagon: I kërkoj falje klubit të Elbasanit

Nga: K.G. Më: 10 mars 2024 Në ora: 21:25
Fabian Gjuka

Fabian Gjuka mori mesazhin e shkarkimit nga pozita e kryetrajnerit të klubit të basketbollit Penza e Pejës (femrat).

Ai mori një mesazh interesant në telefon, se nga sot nuk je më kryetrajner duke e falënderuar atë për kontribut.

Gjuka ka reaguar ashpër për këtë shkarkim dhe përmes mesazhit teëefonik.

“Sot me ‘Në Fund’ më erdh ky sms nga personi që nuk din çfarë funksioni kryen se kinse me kanë shkarkuar, ishte po i njëjti që me premtonte që së bashku do të bëjmë gjëra të mëdha.

Po nuk kanë faj këta po unë që ju besova dhe sot i kërkoj falje klubit të Elbasanit të cilët i lash në pikë të hallit kur Isha i nderuam dhe i respektuam nga i gjithë qyteti i Klubit Sportiv Elbasani dhe nga drejtori Art Kovaqi. 

Sapo kam fillu me punën qysh në ditën e dytë kanë fillu këto skenarët e shkarkimit nëpër kafenet e qytetit nga e vetëquajtura udhëheqësi e klubit. I falënderoj të gjitha lojtaret e klubit të cilat me respektuan maksimalisht dhe i falënderoj për seriozitetin sepse para se unë të emërohem nuk kishte as 3-4 lojtare në stërvitje kurse me emërimin tim të gjitha ishin prezente dhe të gatshme për punë.

Nëse mendoni që merrni funksione në FBK siç keni thonë vet duke e shkarku Fabian Gjukën atëherë e keni shumë gabim”, ka reaguar Gjuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat