Prishtina e shkarkon trajnerin kroat

Basketboll

Prishtina e shkarkon trajnerin kroat

Më: 11 mars 2024 Në ora: 10:20
Jaksa Vulic

Humbja e mbrëmshme nga Golden Eagle Ylli, ishte e fundit për trajnerin Jaksa Vulic në krye të Sigal Prishtinës.

Qysh në mëngjesin e sotëm, kryeqytasit me anë të një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnerin Vulic.

“Ju njoftojmë se klubi ka ndarë rrugët me trajnerin Jaksa Vulić. Trajnerin e falenderojmë për kontributin e dhënë deri më tani”, ishte postimi i shkurt i klubit kryeqytetas në faqen e tyre në “Facebook”.

Trajneri kroat erdhi në krye të Prishtinës gjatë muajit janar dhe gjatë kësaj periudhe nuk i përmbushi pritshmërit.

Arsyeja e largimit të tij ka të bëjë me rezultatet negative, në tri sfidat e fundit, kanë marr tri humbje.

Pas 24 xhirove, Sigal Prishtina është e katërta në tabelë me 14 fitore e 10 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat