Edge shkëlqen në derbi dhe sërish shpallet MVP

Basketboll

Edge shkëlqen në derbi dhe sërish shpallet MVP

Më: 11 mars 2024 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Trepça po vazhdon me formë të lartë në elitën e basketbollit, derisa në xhiron e 24-t shënoi fitore ndaj Pejës.

Basketbollisti që shkëlqeu ishte padyshim Darnell Edge. Basketbollisti amerikan e mbylli ndeshjen me 33 pikë, tri kërcime e katër asistime, duke e pasur indeksin e ndeshjes 31. Edge realizoi 20 pikë në pjesën e parë dhe ishte i pandalshëm. Ashtu si xhiron e kaluar, ashtu edhe në këtë javë, Edge shpallet MVP i javës.

Në një sfidë dramatike, Golden Eagle Ylli shënoi fitore të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës, përballje ku fituesi u përcaktua pas vazhdimeve. Te therandasit më të mirët ishin Nate Grimes dhe Alonzo Verge Jr. Grimes kishte 23 pikë, 13 kërcime dhe një asistim, kurse Verge Jr kishte 37 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

Në një tjetër përballje interesante dhe drame deri në fund, Vëllaznimi shënoi fitore të rëndësishme ndaj Proton Cable Prizrenit, ku më i miri te kuqezinjtë ishte amerikani Jalen Ray, i cili e mbylli ndeshjen me 30 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

Bashkimi shënoi fitore të pritur kundër Istogut, ku te prizrenasit më i miri ishte Erik Copes, i cili kundër istogasve kishte 21 pikë e nëntë kërcime.

Top 5

Darnell Edge (Trepça) 33 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 31 indeksi

Nate Grimes (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 32 indeksi

Alonzo Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 37 pikë, 5 kërcime, 8 asistime, 31 indeksi

Jalen Ray (Vëllaznimi) 30 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 32 indeksi

Erik Copes (Bashkimi) 21 pikë, 9 kërcime, / asistime, 30 indeksi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat