Penza fiton ndaj Flamurtarit

Basketboll

Penza fiton ndaj Flamurtarit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 19:25
Penza

Penza ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit me rezultat 74:81 (28:20, 15:19, 15:23, 16:19), në javën e tetë të Liga Unike Femrat.

Çereku i parë ishte interesant me mysafiret që e nisën 2:7, por vendaset u rikthyen, duke e fituar këtë pjesë 28:20. Periudha e dytë ishte kryesisht e baraspeshuar, me pejanet që për një nuancë ishin më të mira, për të shkuar në pushim me rezultat 43:39.

Edhe në pjesën e dytë, skuadra pejane ishte për një nuancë më e mirë, por kjo i mjaftoi për të shënuar në fund 74:81.

Më e mira te Flamurtari ishte sërish Asia Henderson me 25 pikë e 20 kërcime, kurse te Penza më të dalluarat ishin Wingate Gayle me 21 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Peevy Elise me 24 pikë e gjashtë kërcime.

Flamurtari ka dy fitore e gjashtë humbje, derisa Penza ka tri fitore e pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat