Derbin e kryeqytetit shqiptar e fiton Tirana

Basketboll

Derbin e kryeqytetit shqiptar e fiton Tirana

Më: 12 mars 2024 Në ora: 20:26
Tirana

Derbin e kryeqytetit shqiptar e ka fituar Tirana që mundi Partizanin me shifrat 65:78 (14:14, 16:23, 16:26, 19:15), në javën e tetë të Liga Unike Femrat.

Çereku i parë ishte tërësisht i baraspeshuar, që tregojnë edhe shifrat 14:14, por dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë dhe të tretë, 16:23 dhe 16:26, derisa në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim të madh për triumfin e Tiranës 65:78.

Emma Fee ishte më e mira te Partizani me 16 pikë e nëntë kërcime, derisa te Tirana më e mira ishte Oyanaisy Gelis Gonzales me 15 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Partizani mbetet në vendin e fundit me një fitore e shtatë humbje, derisa Tirana e treta me katër fitore e katër humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat