Pensionohet në moshën 31-vjeçare

Basketboll

Pensionohet në moshën 31-vjeçare

Më: 13 mars 2024 Në ora: 16:44
Oto Porter

Ish-kampioni i NBA-së me skuadrën e Golden Stejt Varriors, Oto Porter, vendosi t’i japë fund karrierës në moshën 31-vjeçare.

Porter ka thënë se trupi i tij nuk e lejon të luajë basketboll në atë nivel që do të donte, dhe për këtë arsye ai arriti në përfundimin se është koha për t’i dhënë fund karrierës edhe pse është ende shumë i ri.

“Kam pasur mundësinë të realizoj ëndrrën time të jetës për të luajtur në NBA gjatë 11 viteve të mëparshme.

Pika kryesore ishte fitimi i titullit të NBA.

Fatkeqësisht, trupi im nuk më lejon të luaj në nivelin që dua, dhe kjo është arsyeja pse unë vendosa të tërhiqem”, ka thënë Porter.

Në vitin 2013, Porter mbërriti në NBA përmes draftit ku u zgjodh si zgjedhja e tretë nga Vashington Vizards, për të cilët luajti për gjashtë vitet e ardhshme. Më pas ai u transferua te Çikago Bulls, dhe më vonë luajti për Orlando Mexhik, Golden Stejt Varriors dhe Toronto Raptors, të cilët janë klubi i tij i fundit. Porter arriti unazën e kampionit në vitin 2022 me fanellën e Golden Stejtit, i cili mundi Boston Seltiksin në finalet e atij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat