Real Madrid zyrtarisht në play off

Basketboll

Real Madrid zyrtarisht në play off

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:53
Real Madrid

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 29-të të Euroleague në basketboll për meshkuj, që ka zyrtarizuar kualifikimin e Real Madrid në fazën play off.

Skuadra spanjolle fitoi 89-74 ndaj Virtus Bolonja, duke konsoliduar vendin e parë.

Pas “los blancos” ndodjhet ekipi i Barcelonës, që fitoi 94-76 ndaj Partizan Beograd, duke qenë pranë një vendi në play off. Të njëjtin ritëm kanë edhe ekipet greke, në vendet 4-5. Në derbi, Olympiacos mundi 71-65 Panathinaikos.

Në vendin e tretë, për momentin është Monaco, që fitoi 90-82 në Gjermani ndaj Alba Berlin.

Gara për një vend në play off është e fortë, teksa edhe Fenerbahce, Virtus Bolonja, Baskonia Gasteiz dhe Maccabi Tel Aviv synojnë të kualifikohen.

Euroleague-Raundi i 29-të

Olympiacos – Panathinaikos, 71-65

Fenerbahce – Valencia Basket, 118-88

Crvena Zvezda – Maccabi Tel Aviv, 80-84

Alba Berlin – Monaco, 82-90

Baskonia Gasteiz – Armani Milano, 88-73

Barcelona – Partizan Beograd, 94-76

Villeurbanne – Anadolu Efes, 84-80

Bayern Mynih – Zalgiris Kaunas, 64-58

Virtus Bolonja – Real Madrid, 74-89

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat