Denver merr kreun e renditjes në Perëndim

Basketboll

Denver merr kreun e renditjes në Perëndim

Më: 16 mars 2024 Në ora: 11:54
Pamje nga ndeshja

Kampionët e Denver fituan sot 117-106 ndaj San Antonio dhe për herë të parë këtë vit ngjiten në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Nikola Jokic me 31 pikë ishte lider në fushë për Nuggets, ndërsa për Spurs mungoi lojtari-lider në fushë.

Fitore në sekondat e fundit për Utah Jazz, që mundën 124-122 Atlanta, dy skuadra që luftojnë për zonën play off në Konferencat përkatëse. 6 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua George me 25 pikë, që i bëri të pavlefshme 33 pikët e Murray për miqtë.

Pa problem fiton Miami, që mundi 108-95 Detroit jashtë fushe. Adebayo me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për ekipin nga Florida.

Edhe Phoenix fiton jashtë fushe, 107-96 ndaj Charlotte, ndeshje ku u dallua Booker, me 21 pikë e 11 rebound.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Phoenix, 96-107

Detroit – Miami, 95-108

Toronto – Orlando, 103-113

New Orleans – Clippers, 112-104

San Antonio – Denver, 106-117

Utah Jazz – Atlanta, 124-122

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat