"Sporti në Shkolla"

Basketboll

"Sporti në Shkolla"

Më: 16 mars 2024 Në ora: 18:51
Një foto e përbashkët

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës (FSSHRK) kanë vazhduar me vizita në shkolla.

Vizitat po bëhen në kuadër të Programit të rëndësishëm “Sport në Shkolla”.

Në vizitë kanë qenë Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK së bashku me Arbisa Shefkiun, koordinatore e programit nga FSSHRK.

Kësaj radhe është vizituar Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Fadil Hisari” në Prizren.

Në vizitë ju kanë bashkëngjitur basketbollistet e KBF Bashkimit dhe basketbollistët e Proton Cable Prizrenit.

Vizita ka kaluar në atmosferë pozitive, ku fëmijët kanë pasur të bëjnë pyetje për basketbollistet/ët dhe t’i njohin ato/a nga afër, si dhe të marrin nënshkrime.

Gjithashtu kanë shpërndarë materiale të reja për nxënësit.

"Sporti në Shkolla" është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.

Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me basketbollin 3x3 dhe Federata e Shahut të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat