Flamurtari nuk lëshon kreun

Basketboll

Flamurtari nuk lëshon kreun

Më: 16 mars 2024 Në ora: 19:13
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur ndeshjet e javës së 18-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra.

Një javë që duket se ka vulosur fatin e 4 skuadrave që do të shkojnë në play off. Flamurtari kampion fitoi 66-44 ndaj Studentit, duke mbrojtur vendin e parë, sfidë ku u dallua Henderson (17 pikë e 14 rebound).

Të njëjtin ritëm ka edhe Tirana, që arriti një fitore të lehtë ndaj Barleti Basket me rezultatin 88-37. Një fitore që ishte formalitet për bardheblutë, ku u dallua Tërshalla, me 29 pikë e 13 rebound. Nuk zhgënjen Partizani, që mundi 89-69 Elbasanin në “Asllan Rusi”, takim i komanduar nga kryeqytetaset, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Në vendin e katërt ndodhet Vllaznia, që me fitoren e sotme ndaj Teutës me shifrat 73-53, duket se vulosi fatin e të dyja skuadrave. Shkodranet janë shkëputur 5 pikë nga durrsaket, duke siguruar një vend në katërshe. Për Vllazninë, sot u dallua Rreshpja me 34 pikë e 16 rebound, mbështetur nga Bokrina mer 24 pikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 18-të

Partizani – Elbasani, 89-69

Tirana – Barleti Basket, 88-37

Flamurtari – Studenti, 66-44

Vllaznia – Teuta, 73-53

Renditja: Flamurtari 35 pikë, Tirana 34 pikë, Partizani 32 pikë, Vllaznia 29 pikë, Teuta Basket 24 pikë, Studenti 24 pikë, Elbasani 20 pikë, Barleti Basket 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat