Lebron James nuk njeh moshë

Basketboll

Lebron James nuk njeh moshë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:44
Lebron James

Mosha punon kundër, por LeBron James duket se nuk do t’ia dijë. Ylli i basketbollit amerikan, për të dytën ndeshje radhazi ktheu në mëndjen e tifozëve kohët e tij të arta, duke bërë një tjetër paraqitje spektakolare. Dhe sigurisht, kur “Mbreti” është në formë, siç ndodh thuajse zakonisht, Los Angeles Lakers fitojnë.

Kështu ndodhi edhe në mbrëmjen e fundit të NBA, ku skuadra kaliforniane kaloi një transfertë të vështirë si ajo në Memphis.

Lakers imponuan diferencën prej 12 pikësh në rezultatin e përgjithëshëm 124-136.

LeBron James mbylli sfidën me tre shifra dopjo, 23 pikë, 14 topa të kapur në tabelë dhe 12 asist për shokët e skuadrës.

Për Lakers kjo ishte fitorja e pestë radhazi, ndërsa kjo është seria më e gjatë pozitive në këtë sezon të rregult të NBA. Nga ana tjetër, LeBron James vazhdon të thellojë rekordin personal si shënuesi më i mirë në historinë e basketbollit amerikan.

Por ndeshja më e madhe e mbrëmjes në NBA ishte ajo në mes Denver dhe Phoenix, që u mbyll me fitoren e madhe të Suns 104-97.

Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit u dorëzuan në shtëpinë e tyre, të kushtëzuar nga mungesa e Jamal Murray dhe formës jo të mirë të Nicola Jokic si pasojë e një problemi fizik. Ai shënoi 22 pikë dhe dha 10 asist, por nuk arriti të evitojë humbjen e skuadrës së tij.

Triumfi i Phoeninx Suns mban emrin e Kevin Durant, autor i dy shifrave dopjo me 30 pikë dhe 13 topa të kapur në tabelë.

Me këtë humbje Denver ruan kryesimin në Konferencën e Perëndimit, por i lejon rivalëve të ngushtojnë diferencën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat