Berisha: Përparësi e kemi terrenin dhe përkrahjen e ‘Plisave’ - Bota Sot
Berisha: Përparësi e kemi terrenin dhe përkrahjen e ‘Plisave’

Basketboll

Berisha: Përparësi e kemi terrenin dhe përkrahjen e ‘Plisave’

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2018 Në ora: 19:46
Berisha: Përparësi e kemi terrenin dhe përkrahjen e ‘Plisave’

Basketbollisti më i mirë shqiptar, Dardan Berisha, është më i mobilizuar se kurrë në fanellën e Z Mobile Prishtina dhe nesër (20.00, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë) synojnë fitore kundër kampionit të Holandës, Donar Groningen, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Basketball Champions League. Basketbollistët e Z Mobile Prishtina janë të përgatitur në çdo aspekt për këtë ndeshje të madhe dhe secili prej tyre premton maksimumin.

Synimi i djelmoshave bardhekaltër është që me lojë të mirë të arrijnë te fitorja në takimin e parë dhe t’i gëzojnë tifozët e zjarrtë “Plisat’ dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.  Dardan Berisha, alfa dhe omega e skuadrës më të trofeshme në vendin tonë, me qetësi e pret ballafaqimin me holandezët. Ai si përparësi e sheh terrenin vendas por edhe një publikë të mrekullueshëm që ka skuadra nga kryeqyteti si “Plisat”.  

“Bota sot”: Dardan, si e sheh Prishtinën ndaj Donar Groningenit, ku janë përparësitë?

Dardan Berisha: Definitivisht përparësia jonë në ndeshje e nesërme është terreni vendas dhe tifozët e zjarrtë që i kemi, si ‘Plisat’ po ashtu edhe krejt njerëzit që vijnë me na përkrah. Ka me qenë një ndeshje shumë e fortë sepse kundërshtari është i tillë dhe me shumë eksperiencë.

“Bota sot”: A besoni se Prishtina është më e fortë se vitet e kaluara?

Dardan Berisha: Prishtina është definitivisht më e fortë se vitin e kaluar, por problemi kryesor është komponimi. Nuk kemi pas shumë kohe mbas përfaqësueses me stërvit bashkë dhe dy përforcimet e fundit kanë ardhur para tre ditëve. Megjithatë 100 për qind do ta japim maksimumin para një atmosfere të zjarrtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera