Mekaj: Ylli është krejtësisht ekip tjetër - Bota Sot
Mekaj: Ylli është krejtësisht ekip tjetër

Basketboll

Mekaj: Ylli është krejtësisht ekip tjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 30 tetor 2018 Në ora: 18:55
Mekaj

Në krahasim me kampionatet e kaluara, në edicionin e sivjetshëm ka ndryshuar edhe renditja! Nuk është më katërshja e madhe si pothuajse me vite të tëra: Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi, por tani në katërt vendet e para aktualisht janë Z Mobile Prishtina, Rahoveci, Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni. Në gjashtë javët e para Ylli ka 3 fitore e 3 humbje, renditet në vend të tretë me 9 pikë, dy me pak se Rahoveci në pozitën e dytë dhe tri se lideri Z Mobile Prishtina. Organizatori i lojës së Golden Eagle Yllit, Leonard Mekaj, njëherësh reprezentues i Kosovës, tha se janë në rrugë të mirë të rezultateve.  

“Bota sot”: Fitore bindëse e Yllit me rezultat 94:59 në fushë të Lipjanit, konfirmon formën e mirë të skuadrës tuaj?

Leonard Mekaj: Skuadra pas një krize të lojës dhe rënies të konfidencës së ekipit, me stërvitje të mira dhe me ndihmën e trajnerit Arben Krasniqi kemi marr veten dhe rezultati u pa, kjo është pasqyra jonë reale!

“Bota sot”: Ylli ka një orar të favorshëm, tri ndeshje tani si vendas, në rast se i fitoni të gjitha, besoni se vendi i dytë do të jetë i paprekshëm deri në fund të kampionatit?

Leonard Mekaj: Nuk i dihet, krejt çfarë na mbetet ne është që këtë javë të përgatitemi sa më mirë si javën e kaluar. Tani kemi Borean si vendas, do të mundohemi 100% për rezultat pozitiv!

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh për katërshen e parë dhe a jeni në presion të Bashkimit dhe Trepçës, pasi që këto skuadra aktualisht janë jashtë katërshes së parë dhe nuk kalojnë formë të mirë?

Leonard Mekaj: Sezoni është shumë i gjatë, përveçse është shumë herët për kalkulime dhe parashikime se kush do të jetë katërshja!

“Bota sot”: Çfarë e dallon Yllin nga ekipet tjera?

Leonard Mekaj: Tani Ylli është krejtësisht ekip tjetër, nuk po flas vetëm në lojë por tani ka ndryshuar edhe qasja, po punohet shumë dhe profesionalisht dy herë në ditë, ku vetëm Bashkimi dhe Prishtina kanë punuar deri tani dhe përkrahen talentet e rinj, si pionierë, kadetë, juniorë. Është hapur akademia dhe maksimalisht klubi po tenton që t’i zhvilloj lojtarët e rinj sepse me të vërtet Theranda ka lojtarë të rinj e shumë perspektiv!

“Bota sot”: A është një rivalitet më i madh se vitin e kaluar në ligë?

Leonard Mekaj: Po, definitivisht liga është shumë më interesante dhe rivaliteti është më i madh se vitin e kaluar!

“Bota sot”: A mendoni se pa Pejën liga se ka shijen e saj?

Leonard Mekaj: Normalisht që jo, pa Pejën si një ekip që pretendim kanë pasur vetëm Kupat, me largimin e saj e ka zbehur atë rivalitetin e madh dhe të zjarrtë mes ekipeve dhe tifozerive që kanë pasur. Mirëpo, një gjë e mirë sivjet është se çdo ekip tenton katërshen e play-off-it deri me tani dhe liga po bëhet interesante!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera