Ja si i del policia e Kosovës në ballë serbëve të Partizanit! Mijailoviq e heq maskën dhe e tregon të vërtetën!

Basketboll

Ja si i del policia e Kosovës në ballë serbëve të Partizanit! Mijailoviq e heq maskën dhe e tregon të vërtetën!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 12:47
Ja si i del policia e Kosovës në ballë serbëve të Partizanit! Mijailoviq e heq maskën dhe e tregon të vërtetën!

Boll e keni kullotur një pjesë të Mitrovicës! Klubi me renome i basketbollit Partizani nga Beogradi ndalet në kufi nga policia e shtetit të Kosovës! Nuk lejojnë Partizanin në Kosovë sepse nuk ka leje nga shteti i Kosovës.  Partizani nuk e kishte qëllimin vetëm për një miqësore me klubin fantom Trepça, që ishte paralajmëruar në Leposaviq për ditën e sotme, por edhe për t’u solidarizuar me protestat e serbëve kundër shtetit Kosovës. Klubi që përkrah të keqen, por kësaj radhe u ndalen në kufi.

Presidenti i klubit të Partizanit, Ostoja Mijailoviq, ka qenë shumë nervoz, që ekspedita e tij bardhezi u ndal në kufi të Jarinjes sepse nuk kishën leje për të kaluar atë. Madje Partizani kishte udhëtuar me një taktikë primitive, jo me autobus të klubit, por me makina private, por nuk bie në grackë policia e shtetit të Kosovës.  Mijajloviq e heq edhe maskën, e tregon të vërtetën, se si synim e kishin edhe të merrnin pjesë në protestën paqësore në Mitrovicë, por edhe të luajnë një ndeshje miqësore.

“Europa nuk e di se çfarë po ndodh në Kosmet. Ne jemi vetëm sportistë, donim të ishim në protestën paqësore dhe të luanim një ndeshje miqësore me Trepçën”, tha për mediat serbe ky farë Mijailoviqi, duke e hequr maskën dhe treguar të vërtetën e futjes në vendin tonë. “Nuk duam të rrezikojmë që të arrestohem. Ne jemi një komb i civilizuar. Shihni se çfarë po ndodh në shekullin 21”, tha njeriu i parë i Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat