Çka po ndodh me KB Rahovecin?

Basketboll

Çka po ndodh me KB Rahovecin?

Nga: Shaip Shala Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:12
Çka po ndodh me KB Rahovecin?

Tri humbje të njëpasnjëshme të KB Rahovecit, posaçërisht humbja e fundit ndaj Trepçës me rezultat 82:86, e cila ndeshje është humbur në minutën e fundit, pas epërsisë të vazhdueshme me diferencën 10-15 pikë, ka zhgënjyer basketbolldashësit dhe tifozerinë “UltrasVreshtarët”, e cila tifozeri kanë qenë lojtar i gjashtë i skuadrës, dhe të cilit nuk mund të kuptojnë faktin se mu këta lojtarë të njëjtë arritën në ciklin e parë të garave gjashtë fitore prej shtatë ndeshjeve.

Por në anën tjetër, tri humbje radhazi sikurse i vërtetojnë zërat e mungesës së harmonisë të skuadrës dhe bashkëpunimit të lojtarëve, e cila gjë nuk ka qenë e vështirë të kuptohet edhe nga shikuesit.

Në tri humbje të fundit, skuadra e Rahovecit ka luajt pa lojtarë fundor, i cili është organizator i lojës në basketboll, dhe shumë trajner dhe njohës e basketbollit, thonë se loja e basketbollit në përqindjen më të madhe varet prej lojtarit fundor, gjegjësisht numrit një, dhe të njëjtit thanë se janë befasuar me vazhdimin e dobët të rezultateve. Pa marrë parasysh , tri humbje të fundit nuk duhet kuptuar alarmante nëse në vazhdim të kampionatit kjo seri negative nuk ndërpritet, ku vetëm do të nevojitet krijimi i harmonisë të shëndosh dhe vetëkritika si tek trajneri, ashtu tek lojtarët, sepse bëhet fjalë për të njëjtën përbërje qysh nga fitoreve në ciklin e parë.

Kulminacioni i disharmonisë në klub, është edhe fakti kur edhe ca lojtarë të rinj e kanë “ngritur hundën”, dhe kanë filluar me kushtëzime, dhe shumë herët kanë filluar të konsiderojnë veten yje. Në javën e ardhshme, Rahoveci është mysafir i Ponte Prizreni, dhe shpresojmë se kjo ndeshje do të tregoj se a është tejkaluar kriza në klub.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat