Viti 2019 do të jetë vendimtar për Greqinë, theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një vizite në ishullin Samothraki, ku ai mori pjesë në festimet e Ditës së Ujit të Bekuar.
Cipras tha se 2019 do të jetë “fillimi i rimëkëmbjes së madhe” për një vend që ka pësuar pasojat e një krize të paprecedentë.
Duke iu përgjigjur në mënyrë specifike një deklarate të presidentit turk Recep Tajip Erdogan, Cipras tha se historia I ka bashkuar grekët dhe turqit në luftë dhe në paqe.
”Të gjithë ata që e njohin historinë e dy popujve është se historia i ka bashkuar grekët dhe turqit qoftë në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Greqia, është e vetëdijshme për këtë histori dhe me mbështetjen e forcave të saj të armatosura gjithmonë do të luftojë për të mbrojtur paqen si dhe vlerat e lirisë dhe drejtësisë universale deri në pikën e fundit të gjakut”, theksoi Cipras.