Kryeministri italian kërcënon me rrëzim të qeverisë - Bota Sot
Kryeministri italian kërcënon me rrëzim të qeverisë

Evropë

Kryeministri italian kërcënon me rrëzim të qeverisë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 09:37
Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka kërcënuar këtë të hënë se do të jap dorëheqje, duke thënë se mosmarrëveshjet mes dy partive në koalicion duhet të përfundojnë ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Conte, një teknokrat i cili nuk ka ndonjë profil politik, thirri një konferencë të jashtëzakonshme për media duke dhënë ultimatum se nëse partitë në koalicion nuk merren vesh, ai do të jap dorëheqje e do të shpallë zgjedhje.

“Nuk jam këtu për të kritikuar ose të jem figurë” tha Conte në këtë konferencë për media nga rezidenca e kryeministrisë.

“Nëse ata nuk nuk i kryejnë përgjegjësitë që unë ia kam kërkuar … atëherë unë do të dorëhiqem” tha ai.

Partia Liga dhe Lëvizja 5 Yjer edhe pse janë në koalicion kanë qenë në një betejë politike për plane të mëdha infrastrukturore, politikat e emigracionit dhe mbi atë se kush është fajtor për aksidentin e anijeve në Venecia.

Konfilkti u rrit edhe më shumë kur erdhën zgjedhjet Evropiane, ku partia Lega fitoi 34% të votave, duke e lënë mbrapa Lëvizjen 5 Yjet, duke rritur kështu spekulimet se Salvini mund ta shkatërrojë koalicionin.

Conte shtoi se qeveria e tij përballet me një krizë buxhetore të vitit 2020, dhe se sipas tij vendi i tij ka nevojë për unitet e jo përçarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...