Tema e LGBT-së nxit përplasje mes Putinit dhe Elton Johnit

Evropë

Tema e LGBT-së nxit përplasje mes Putinit dhe Elton Johnit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:25
Vladimir Putin

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ka kritikuar presidentin rus, Vladimir Putin, për kritikat që Putin i kishte dhënë ndaj Bashkimit Evropian, që e kishte cilësuar Evropën si teje liberale dhe se multikulturalizmi nuk ka funksionuar.

Putin, në një intervistë për Financial Times kishte thënë se “Evropa është bërë teje liberale dhe se multikulturalizmi janë pengesa të shoqërisë”.

Pas kësaj kishte reaguar këngëtari i njohur Sir Elton John, raporton Daily Mail.

Në Twitter ai kishte shkruar:

“I dashur President Putin,

U nervozova shumë kur e lexova intervistën tënde me Financial times. Unë fuqishëm nuk pajtohem me pikëpamjet tuaja se politikat të cilat e promovojnë multikulturalizmin dhe diversitetin seksual janë të dala nga moda në shoqëritë tona” tha John.

John gjithashtu e akuzoi Putinin për hipokrizi, pasi që ai kishte deklaruar se “dëshiron që njerëzit LGBT të jetojnë të lumtur” ndërkohë shtoi se “Rusia censuron filma që kanë për temë LGBT-në”.

Putin i është përgjigjur këtyre kritikave, dhe tha se ai ka respekt për atë pasi që ai është gjeni i muzikës.

“Unë kam shumë respekt për të, ai është muzikant gjeni, ne të gjithë i shijojmë këngët e tij, por mendoj që ai është duke u gabuar” tha Putin kur u pyet nga gazetarët ndërkohë që po qëndronte në Osaka të Japonisë për samitin e G20.

Ai shtoi se autoritetet ruse janë më “të relaksuara dhe jo paragjykuese” kur bie fjala për njerëzit LGBT.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat