Rrëzohet aeroplani në Suedi, asnjë i mbijetuar - Bota Sot
Rrëzohet aeroplani në Suedi, asnjë i mbijetuar

Evropë

Rrëzohet aeroplani në Suedi, asnjë i mbijetuar

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

9 persona humbën tragjikisht jetën të dielën në veri të Suedisë, pasi avioni me të cilin udhëtonin u rrëzua fare pak kohë pasi ishte ngritur në fluturim.

GippsAero GA8 Airvan, një avion i vogël me një motor i përdorur kryesisht nga parashutistët, u rrëzua rreth orës 14:00, pasi ishte nisur nga aeroporti Umea.

Sipas policisë, avioni u përplas në një ishull në lumin Ume. Viktimat janë të gjithë suedezë. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Sipas BBC, dëshmitarë thanë se kishin parë disa parashutistë që po tentonin të hidheshin, pak çaste përpara se mjeti të rrëzohej.

Image

“Dëgjova një zhurmë të çuditshme, që nuk ngjante normale. Ngrita sytë dhe pashë një avion që rrotullohej”, tha një dëshmitar. “Fillimisht mendova se ishte një numër akrobatik, por shumë shpejt kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte”, shtoi ai.

Për ngjarjen tragjike reagoi edhe Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf, i cili në një postim në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...