Merkel u jep shpresa ballkansve: Europa bashkohet vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e saj - Bota Sot
Merkel u jep shpresa ballkansve: Europa bashkohet vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e saj

Evropë

Merkel u jep shpresa ballkansve: Europa bashkohet vetëm kur Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e saj

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 21:31
Angela Merkel

Europa do të bashkohet me të vërtet vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të i bashkohen BE-së. Kështu tha Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën.

Deklaratat e Merkel tregojnë për një përkushtim serioz të Berlinit për një zgjerim të bllokut, një ide që është jo shumë e pëlqyer tek disa qeveri europiane dhe shumë votues në Europën Perëndimore. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka qenë veçanarisht skeptik kudnër zgjerimit në vitet e fundit.

Merkel ishte duke folur për 30 vjetorin e “piknikut pan-europian” që u mbajt në Hungari. Kjo ngjarje njihet si rënie e Perdes së Hekurt dhe bashkimi i Europës Perëndimore dhe asaj Lindore.

Por kancelarja tha që uniteti europian do nuk do të ndodhë deri sa e gjithë Ballkani Perëndimor të antarësohet.

“Nëse shohim gjërat në mënyrë gjeostrategjike dhe shohim hartën gjithashtu, atëherë e shohim se nuk do të ketë Europë të bashkuar pa shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha Merkel për gazetarët në qytetin hungarez të Sopronit.

Gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE’së. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë zyrtarisht vende kandidate për antarësi ndërsa Bosnja e Hercegovina dhe Kosova klasifikohen si “kandidatë potencial”.

Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për antarësim që disa vite. Ministrat e BE’së vendosën në qershor që të vonojnë një vendim për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në tetor. Kryesisht kjo ndodhi për shkak të kundërshtimit nga Franca dhe Holanda.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...