Katër fëmijë gjermanë të militantëve të IS-it kthehen në shtëpi - Bota Sot
Katër fëmijë gjermanë të militantëve të IS-it kthehen në shtëpi

Evropë

Katër fëmijë gjermanë të militantëve të IS-it kthehen në shtëpi

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 22:51
Flamuri i Gjermanisë

Katër fëmijë gjermanë me prindër të anëtarësuar në grupin militant, Shteti Islamik (IS), i janë dorëzuar Gjermanisë, nga administrata siriane e udhëhequr nga kurdët, transmeton agjencia e lajmeve, The Associated Press.

Fëmijët janë mbajtur në kampe të ndalimit në Siri së bashku me 70,000 gra dhe fëmijë, shumica prej tyre të huaj, që kanë mbetur nga territoret e fundit siriane të kontrolluara nga IS-i.

Dy prej fëmijëve gjermanë kanë qenë jetimë, derisa i treti që ka vetëm gjashtë muaj është i sëmurë. Nëna e saj ka dhënë leje për dorëzim te autoritetet gjermane, ka thënë Abdulkarim Omar, zyrtar për çështje të jashtme në administratën e drejtuar nga kurdët dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka thënë se dorëzimi i fëmijëve ka ndodhur në kufirin sirian me Irakun, në prezencë të një zyrtari të ministrisë së Jashtme gjermane.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, u ka thënë gazetarëve në Berlin se ka qenë shumë “mirënjohës” që katër fëmijë nuk janë më në Siri.

“Ne do të vazhdojmë të punojnë që edhe fëmijë tjerë të largohen nga Siria. Ata janë kryesisht fëmijë të vegjël dhe jetesa e tyre atje nuk është as afër ideales”, ka thënë ai.

“Fundja, ata nuk mund të mbahen përgjegjës për veprimet e prindërve të tyre”, ka thënë ai.

Gjermania është vendi i fundit evropian që ka riatdhesuar fëmijët e lindur me prindër, pjesëtarë të IS-it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...