Johnson kërkon marrëveshje para daljes nga BE-ja - Bota Sot
Johnson kërkon marrëveshje para daljes nga BE-ja

Evropë

Johnson kërkon marrëveshje para daljes nga BE-ja

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 18:16
Emmanuel Macron - Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson u tha udhëheqësve evropianë se dëshiron një marrëveshje të re për ndarjen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, por Presidenti Francez Emmanuel Macron e paralajmëroi se çdo pakt i ri nuk mund të largohet shumë nga marrëveshja tashmë e refuzuar nga parlamenti britanik.

"Dua ta bëj absolutisht të qartë se dëshiroj një marrëveshje," tha zoti Johnson, në takimin me Presidentin Macron në Paris. "Mendoj se mund të arrijmë një marrëveshje dhe një marrëveshje të mirë," tha ai.

Por Presidenti Macron paralajmëroi se duhet respektuar ajo që tashmë është negociuar.

Kryeministri Johnson i tha udhëheqësit francez se ai ishte "inkurajuar fuqishëm" nga bisedimet me kancelaren gjermane Angela Merkel të mërkurën, dhe shtoi se "me energji dhe krijimtari", një marrëveshje e re mund të arrihet para 31 tetorit, data në të cilën ai thotë se Britania do të largohet nga BE-ja me ose pa marrëveshje.

Zoti Johnson e siguroi Presidentin Macron se "në asnjë rrethanë" Britania nuk do të vendosë një kufi të vështirë midis anëtares së BE-së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, që është pjesë e Britanisë.

Kalimi i kufirit për banorët që jetojnë në këtë rajon pa kontrolle pasaportash si dhe tregtia ndërkufitare, janë ndër çështjet më të diskutueshme në hartimin e një marrëveshjeje që do të merrte miratimin e parlamentin britanik./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...