Qytetarë nga vendet e ndryshme të Italisë paralajmërojnë për pasojat e coronavirusit – shumë prej tyre pranojnë se e kishin nënvlerësuar fuqinë e tij

Evropë

Qytetarë nga vendet e ndryshme të Italisë paralajmërojnë për pasojat e coronavirusit – shumë prej tyre pranojnë se e kishin nënvlerësuar fuqinë e tij

Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:44
Foto

Italianët kanë paralajmëruar botën për coronavirusin dhe kanë bërë thirrje të mos e nënvlerësojnë fuqinë e tij – kështu realizuan video nga qytete të ndryshme të Italisë.

Aty shihen qytetarët e karantinuar, të cilët pranojnë se si fillimisht e kishin nënvlerësuar fuqinë shkatërruese të virusit që tashmë ka prekur tërë botën.

Rastet me coronavirus në Itali është duke u rritur dita ditës dhe së fundmi ka arritur shifrën afro 30 mijë, derisa mbi 2 mijë vdekje janë regjistruar.

Në video shfaqen qytetarët italianë të gjitha moshave që flasin për përvojat e tyre, dhe urdhrin e qeverisë për t’u futur në karantinë si preventivë për parandalimin e përhapjes së mëtejme të COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat