Koment: Mishi mund të shtrenjtohet - Bota Sot
Koment: Mishi mund të shtrenjtohet

Evropë

Koment: Mishi mund të shtrenjtohet

Më: 23 maj 2020 Në ora: 09:27
Ilustrim

Qeveria gjermane planifikon të evitojë angazhimin e fuqisë së lirë punëtore në industrinë e mishit dhe në fusha të tjera. Një vendim i mirë, nëse të gjithë i përmbahen, mendon Jens Thurau.

Çfarë mund të ndodhë në këto kohëra të mbrapshta: Të mërkurën qeveria gjermane ka vendosur që prej fillimit të vitit 2021 të mos ketë më kontrata si ato të tanishmet në industrinë e mishit, ku shkelen të drejtat e punëmarrësve. E gjitha kjo me një shpejtësi të madhe, sepse në disa therrtore në Gjermani ka pasur një numër tepër të lartë të infektimeve me virusin Corona.

Autoritetet e kësaj industrie janë kaherë në rend dite. Fuqia e lirë punëtore nga Polonia dhe Rumania po përballet si pasojë e angazhimit tek punëmarrësit tjerë me kushte të rënda jete. Deri tani kushtet nuk janë përmirësuar përkundër paralajmërimeve dhe kërkesave. Kushtet për punë, konkurrenca në industrinë e mishit, të cilin gjermanët e duan aq shumë, janë të vështira. Ndërsa me shpërthimin e krizës së Coronës, po shihet se është e mundur, ajo që nuk ka qenë e mundur me vite.

A do të merret me këtë çështje edhe Gjykata Kushtetuese?

Duhet të pritet nëse tani do të ketë edhe rezultate konkrete në përmirësimin e kushteve të punëtorëve në industrinë e mishit. Ndërkohë po dëgjohen protesta - jo pa të drejtë - se gjendja është e njëjtë edhe në shumë fusha të tjera, si në ndërtimtari për shembull. Po a mund të ketë ndalime ligjore vetëm për industrinë e mishit?

Të shohim se çfarë do të thotë për këtë Gjykata Kushtetuese, nëse kërkohet mendimi i saj. Të shohim nëse kushtet e punës vërtet do të përmirësohen. Kontrollet kanë qenë shumë të dobëta në periudhën e kaluar, sepse ka pasur mangësi të fuqisë punëtore. Gjërat duhet të përmirësohen pra fillimi është bërë.

Image
Jens Thurau

Por gjermanët që hanë me kaq dëshirë produkte të mishit, nuk duhet të befasohen, nëse së shpejti mishi shtrenjtohet. Njerëzit në Gjermani japin më pak para për ushqime, në krahasim me vendet e tjera.

A e duan qytetarët këtë zgjidhje?

Një numër i vogël shkon ndonjëherë për festa në shitoret bio dhe blen mish apo produkte mishi. Shumë të tjerë nuk shkojnë kurrë. Kronikat në TV për industrinë e mishit nuk na pëlqejnë, e disa prej atyre që kanë punuar vet në këtë fushë, me dëshirë heqin dorë nga përdorimi i disa produkteve. Por shumica dërmuese nuk do t'ia dijë fare për kushtet dhe gjërat që zhvillohen në këtë fushë të industrisë. Për ta është me rëndësi që produktet të jenë me çmime të lira.

Kriza e Coronës nuk ka sjellur asgjë të mirë. Por do të ishte pozitive nëse disa vendime merren më shpejt dhe zgjidhen disa probleme - në industrinë e mishit, në sektorin e kujdesit për të moshuarit apo në ndërtimtari. Por këto vendime duhet të zbatohen dhe jo vetëm të merren vendime./DW/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat