Pas Çekisë e Ukrainës, edhe Rumania shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Evropë

Pas Çekisë e Ukrainës, edhe Rumania shënon rekord të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Qeveria e Rumanisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar numër rekord i rasteve të reja të koronavirusit – 1,713.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur shkoi në 107,011 persona. Shifra e përgjithshme e viktimave është 4,285, ndërsa rreth 50,000 njerëz janë shëruar, shkruan The Guardian.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, në mars kishte dhënë urdhër për izolim të rreptë në tërë vendin. Prej asaj kohe, masat janë lehtësuar, por maskat janë të detyrueshme në transportin publik dhe hapësirat e mbyllura publike që nga 15 maji.

Rreth një e treta e rasteve janë shënuar në katër zona – kryeqyteti Bukuresht, qyteti Brasov si dhe rajonet Arges dhe Prahova.

Rritja e numrit të rasteve të reja të virusit në Rumani është një ndër më të shpejtat në Evropë, së bashku me Spanjën, Francën, Kroacinë, Çekinë dhe Maltën.

Qeveria rumune të hënën i rihapi shkollat për 2.8 milionë nxënës, të cilët do të jenë të detyruar të vendosin maska gjatë mësimit. Për më tepër, në këtë shtet do të ketë zgjedhje lokale më 27 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat