Peshkopi Teodisije apelon te serbët e Kosovës që mos të shesin pasuritë

Evropë

Peshkopi Teodisije apelon te serbët e Kosovës që mos të shesin pasuritë

Nga: F. B. Më: 24 shtator 2020 Në ora: 09:19
Teodisije

Peshkopi i Rashkës-Prizrenit Teodosije ka apeluar tek serbët e Kosovës dhe Rashkës së vjetër që të mbeten në pronat e tyre dhe mos të tjetërsojnë pronat e gjyshërve, sepse sipas tij në ato hapësira ndodhen rrënjët e shpirtit të frymëzuar të personifikuara në kishat ortodokse, shkruan RTS, transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, populli duhet të ruaj atë që i takon dhe që ia kanë lënë paraardhësit si trashëgim.

"Duke ndjekur betimin e Llazarit dhe si peshkop ftoj popullin që të mbetet në pronat e veta shekullore dhe mos të tjetërsojnë pasurinë të cilën paraardhësit tanë në kohët më të vështira të pushtimit turk i mbrojtën edhe ruajtën me vështirësi”, thuhet në apel.

Nuk bëhet fjalë për tokë të zakonshme, që blihet e shitet por kjo është tokë e mbjell me eshtra të parëve tanë të shenjtëruar me lutje dhe të ujitur me lot e gjak.

"Për fat të keq sa herë dëgjoj për shitje të tokave edhe largim nga pronat ndjej dhembje. Këtu jemi lidhur me Krishtin si një trup dhe një shpirt pa marr parasysh në cilën pjesë të vendit ku jetojmë. E dimë se jeta nuk është e lehtë dhe përballemi me gjendje të rëndë materiale, por e dimë se të parët tanë në kushte edhe më të vështira i mbeten besnik fesë, truallit dhe kontribuuan që ne të jemi këtu ", tha peshkopi.

Kur dikush ka qëllim shitjen e pronës sipas Teodosije duhet të mendoj në fqinjët edhe të afërmit që duan të mbeten. Ai ftoi serbët që kenë kujdes që për të mirën e vetë mos sjellin në pozitë të vështirë bashkëvendësit.

"Çfarë dobie ka njeriu nëse e fiton tërë botën e humbet shpirtin?"

Nëse dikush shet pronën mundet përkohësisht, por duhet mendoj me vetëdije edhe ndërgjegje se me atë rrezikoj bashkëkombësit e vete edhe fqinjët."Ata janë të vendosur të mbeten në tokën tonë të shenjtë dhe vendimin tonë e sjellin në pozitë të vështirë” konsideron peshkopi.

Këshilloj secilin njeri të mos mendoj  vetëm për vete por të përmbush betimin ndaj zotit edhe të afërmit.

"Si bari ju kërkoj motra e vëllezër që nëse ndodheni në situatë të zgjidhni pyeteni vetën a ia vlen të shisni tokën dhe të fitoni para dhe të bartni barrën e rëndë në ndërgjegje”, shkruan ai.

Në këto momente historike të tregohemi ortodoks dhe njerëz ndaj vetës edhe fqinjit që “e lëmë barrë” sikur e hoqëm nga vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat