Ditën e sotme, Greqi ka shënuar një tjetër shifër të lartë të infektuarish dhe viktimash nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar 1882 raste të reja me virusin e rrezikshëm.
Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve është 111537, nga të cilat 52.9% janë burra.
Në orët e fundit 100 pacientë e kanë humbur betejën me sëmundjen, duke e rritur në 2706 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Mosha mesatare e viktimave është 80 vjeç dhe 96.5% kishin një sëmundje shoqëruese.
Ndërkohë sipas autoriteteve 622 qytetarë po trajtohen me intubim.