Seanca kundër kritikut të Kremlinit, Navalny ironizon: A mund të më shpjegoni si mund të informoja për gjendjen time, kur isha në koma?!

Evropë

Seanca kundër kritikut të Kremlinit, Navalny ironizon: A mund të më shpjegoni si mund të informoja për gjendjen time, kur isha në koma?!

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:42
Alexey Navalny

Kritiku i Kremlinit Alexey Navalny u paraqit të Martën në gjykatën të Moskës në një seancë të tensionuar në të cilën politikani ironizoi sugjerimet se ai duhej të kishte komunikuar me oficerët e lirimit me kusht ndërsa ishte në komë.

Në gjykatë, Navalny kërkoi të dinte se si ai mund të kishte informuar më mirë autoritetet për vendndodhjen e tij ndërsa ishte në gjendje kome.

"A mund të më shpjegoni se në çfarë mënyre duhej të përmbushja kushtet e dënimit tim dhe të informoja së ku ndodhesha ? - tha ai në sallën e gjyqit.

Një përfaqësues i organeve të policisë tha se duhej të kishte siguruar dokumente për të shpjeguar arsyet serioze që e penguan atë të paraqitej për inspektime.

Por Navalny replikoi ironikisht duke thënë:

"Pse jeni ulur këtu duke i thënë gjykatës që nuk e dinit ku isha? Unë rashë në koma, atëherë isha në ICU, pastaj në rehabilitim. Avokati im u kontaktua për t'ju dërguar një njoftim. Ju kishit adresën, detajet e mia të kontaktit. Çfarë tjetër mund të kisha bërë për t'ju informuar? "

"Presidenti i vendit tonë tha në një transmetim live si ai e aprovonte kurimin tim në Gjermani dhe ju ende thoni se nuk e dinit ku ndodhesha ?

Navalny u arrestua dy javë më parë pas kthimit të tij në Moskë nga Berlini, i akuzuar për mospërmbushjen e kushteve për lirimin me kusht, në lidhje me akuzat e tij për evasion fiskal në vitit 2014 - një çështje që ai e ka hedhur poshtë si të motivuar politikisht. Autoritetet tani po kërkojnë të zëvendësojnë dënimin e tij me kusht me një dënim me burg deri në 3.5 vjet.

Navalny, prej vitesh një pengesë në presidencën e Vladimir Putin, kishte kaluar pesë muaj në Gjermani duke u rikuperuar nga helmimi me agjentin Novichok para kthimit të tij në Moskë më 17 janar. Për sulmin ai ka fajësuar shërbimet ruse të sigurisë dhe vetë Putinit, akuza, që Kremlini i ka mohuar në mënyrë të përsëritur .

Seanca e së martës u hap me masa të forta sigurie, me policinë e që siguroi ndërtesën e gjykatës dhe rrethoi zonën me automjete policie, kamionë dhe furgonë. Policia arrestoi dhjetëra njerëz jashtë gjykatës përpara se të fillonte seanca.

Autoritetet ruse në mënyrë të përsëritur kishin kërcënuar të burgosnin Navalny nëse ai kthehej nga Gjermania në Rusi. Avokatët e tij paraqitën një letër nga Klinika Charite e Berlinit që tregonte se ai ishte në rehabilitim deri në kthimin e tij në Rusi.

Seanca zhvillohet në sfondin e protestave të përhapura anti-qeveritare. Dhjetëra mijëra rusë kanë dalë në rrugët në të gjithë vendin për dy fundjava radhazi për të mbështetur liderin opozitar dhe për të kërkuar lirimin e tij.

Të Dielën, protestuesit u ndeshën me shfaqjen më të ashpër të forcës nga shërbimet ruse të sigurisë në vite. Më shumë se 5,000 njerëz u arrestuan në të paktën 85 qytete, një rekord që nga protestat e vitit 2011. Navalny udhëhoqi protestat masive në 2017-18 kundër qeverisë së Putinit.

Shumica e aleatëve kryesorë të Navalnyt dhe disa anëtarëve të familjes janë arrestuar ose vënë në arrest shtëpie në javët e fundit, duke ushqyer frikën e rritjes së shtypjes politike. Gruaja e tij, Yulia Navalnaya, është arrestuar dy herë që kur u kthye në Moskë me burrin e saj. Ajo u la e lirë mëngjesin e së Dielës.

Navalny para se te fillonte seanca dëgjimore ju drejtua bashkëshortes së tij duke i shprehur admirimin e tij pavarësisht faktit se media vazhdonte ta portretizonte si personazh negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat