I intubuar në terapi intensive, elefanti “Dumbo” i bën shoqëri

Evropë

I intubuar në terapi intensive, elefanti “Dumbo” i bën shoqëri

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 09:41
I intubuar në terapi intensive, elefanti “Dumbo” i bën shoqëri

Një pacient i intubuar në ICU mban në dorë një lodër prej pellushi, elefanti i famshëm i Disney-t “Dumbo.”

Fotoja e cila bëri xhiron e rrjetit është bërë nga fotografi Andrea Pizzini si pjesë e projektit të tij “Wellenbrecher” (vendpushimi), një dokumentar mbi departamentet e Covid.

“Unë isha në repart gjithë natën. Ai sapo kishte ardhur me “Dumbon” e tij . Një lodër e madhe e mbushur e cila herë pas herë binte nga krevati. Por infermierët dhe mjekët ishin të gatshëm ta vendosnin sërish në krevat sa herë ai binte.”

Protagonisti është një djalë me sindromën Down, i shtruar në spital për disa ditë.

“Ai nuk ishte i intubuar,” thotë Pizzini. Ai flinte me kafshën e tij dhe kaloi një natë të qetë. Gjatë ditës ai na përshëndeti të gjithëve duke na dërguar puthje nga larg.”

“Gjithçka filloi pasi një mik i cili punon në kujdesin intensiv u sulmua disa herë në mediat sociale. Ata e quanin atë një “aktor”. Kështu që mora kamerën  time dhe shkova në repart,” thotë Pizzini.

Fotografi vendosi ta ndiqte hap pas hapi punën  e tij për t’i bërë njerëzit të kuptojnë së çfarë ndodh në të vërtetë në spitale.

Fatkeqësisht, fotoja e ‘Dumbo’ arriti komente negative. Ata shkruajnë se ai nuk mund të jetë një pacient i ri në moshë sepse ka flokë të bardhë. Në realitet, ishin tubat me të cilët ai është i lidhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat