Turqia me mbi 50.000 raste ditore me COVID-19, shtrëngon masat para sezonit turistik

Evropë

Turqia me mbi 50.000 raste ditore me COVID-19, shtrëngon masat para sezonit turistik

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:54
Tayyip Erdogan

Numri i rasteve ditore me COVID-19 në Turqi ka arritur në mbi 50.000 dhe kjo ka shtyrë presidenti turk Tayyip Erdogan të urdhërojë shtrëngimin e masave këtë javë, pak para se të nisë periudha më vitale e turizmit.

Aktualisht, Turqia radhitet e katërt në nivel global për numër të rasteve ditore me koronavirus.

Ankaraja zyrtare ka fajësuar respektimin e ulët të masave kundër COVID-19 dhe kjo ndikoi që më 29 mars të shpallë mbylljen përgjatë vikendit dhe po ashtu të ndalojë mbajtjen e iftareve nëpër restorante gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit i cili fillon më 13 prill.

Mirëpo, zyrtarë turk kanë bërë të ditur se këto masa nuk kanë ndikuar në uljen e rasteve prandaj kanë vendosur që t’i shtrëngojnë ato.

“Plani është që të ulet numri i të prekurve para se të nisë sezoni i plotë i turizmit, sepse ky numër kaq i madh i të prekurve brenda një dite, do të ndikojë negativisht në turizëm”, ka thënë një zyrtar qeveritar.

Turqia ka administruar me 18.7 milionë doza të vaksinës që nga janari i këtij viti. Deri më tani, rreth 11 milionë banorë nga 84 milionë banorë sa i ka Turqia e kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat