Navalny është pranë humbjes së njërës veshkë dhe sulmit në zemër

Evropë

Navalny është pranë humbjes së njërës veshkë dhe sulmit në zemër

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:56
Alexei Navalny

Kritikuesi i Kremlinit, Alexei Navalny është në rrezik të humbjes së veshkës ndërkohë që edhe shikimi i tij është duke u përkeqësuar, për shkak të grevës së tij të urisë, e cila ka nisur më shumë se dy javë më parë.

Navalny, 44-vjeçar, ka nisur të refuzojë ushqimin në fund të marsit, për shkak të siç ka thënë, refuzimit të autoriteteve të burgut për t'i dhënë trajtim shëndetësor për problemet me shpinë dhe dhimbjet në këmbë.

“Gjendja e tij është kritike”, ka thënë Alexandra Zakharova, përfaqësuese e Sindikatës së Aleancës së Mjekëve, një grup të cilit, autoritetet ruse i referohen si aktivistë opozitarë.

Ajo ka thënë se rezultatet e testeve të analizave të tij janë shumë keq dhe se përveq dështimit të veshkës, ai mund të pësojë edhe sulm në zemër.

Rusia e pati dënuar Navalnyn me dy vjet e gjysmë burg, në shkurt të këtij viti. Ai ishte arrestuar në kufi, me tu kthyer nga Gjermania ku po rikuperohej pas helmimit me nerv agjent.

Rreth 80 njerëz me ndikim në botë, duke përfshirë këtu aktorë, historianë, gazetarë dhe regjisorë, në mesin e të cilëve edhe shkrimtarët e famshëm JK Rowling dhe Salman Rushdie, i kanë shkruar një letër të hapur Putinit të premten, përmes së cilës i kanë kërkuar trajtim urgjent mjekësor për Navalnyn.

Mirëpo, autoritetet ruse kanë thënë se i kanë ofruar atij trajtim mjekësor mirëpo ai e ka refuzuar, duke kërkuar mjekë që do

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat