Së paku tri viktima nga tornadoja në Republikën Çeke

Evropë

Së paku tri viktima nga tornadoja në Republikën Çeke

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 08:53
Pasojat e tornados në juglindje të Republikës Çeke

(E plotësuar 09:54) - Së paku tre njerëz humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën si pasojë e tornados që goditi të enjten pjesën juglindore të Republikës Çeke.

Lajmin e konfirmoi për televizionin publik çek zëdhënësja e shërbimeve të shpëtimit në rajonin e Moravisë Jugore, Micahela Botova.

Një tornado shkatërruese godet Republikën Çeke

Së paku 150 njerëz u plagosën pasi një tornado e fuqishme përfshiu të enjten disa fshatra në juglindje të Republikës Çeke.

Stuhia shkatërroi çatitë e disa ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, ndërsa shkuli pemë dhe përmbysi makina.

“Është një ferr i gjallë”, tha guvernatori rajonal i Moravisë Jugore, Jan Grolich, pasi vizitoi zonën.

Ekipet vendase të shpëtimit, bashkë me përforcime nga Austria dhe Sllovakia, janë duke ndihmuar të prekurit.

Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se ka viktima dhe se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, tha se situata është shumë serioze.

Pasi vizitoi rajonin e goditur, ai shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Tornadoja shkaktoi edhe ndërprerje të mëdha të trafikut dhe la mbi 100,000 shtëpi pa energji elektrike gjatë natës.

Image
Pasojat e tornados

Tornadot janë të rralla në Evropë, krahasuar me SHBA-në, ku regjistrohen mesatarisht mbi 1,000 në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat