Maas: Fillojnë bisedimet me Talebanët për zgjatjen e afatit të tërheqjen nga Afganistani

Evropë

Maas: Fillojnë bisedimet me Talebanët për zgjatjen e afatit të tërheqjen nga Afganistani

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 19:38
Heiko Maas

Udhëheqësit e vendeve të G7 duhet të koordinojnë përpjekjet e evakuimit nga aeroporti i Kabulit dhe të marrin në konsideratë nëse ato duhet të vazhdojnë përtej afatit të 31 gushtit të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara, tha Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Ky i fundit u tha gazetarëve se diskutimet kishin filluar midis Gjermanisë, SHBA-së, Turqisë dhe Talebanëve me qëllim “lehtësimin e një operacioni civil të aeroportit të Kabulit për të mundësuar evakuimin e njerëzve përtej 31 gushtit”.

Megjithatë, ai theksoi se aeroporti do të mbahej i hapur vetëm pas 31 gushtit nëse siguria mund të garantohej, raporton bbc.

Situata në aeroport po bëhej më kaotike, vuri në dukje Maas, pasi një përleshje zjarri shpërtheu midis njerëzve të armatosur të paidentifikuar, forcave perëndimore të sigurisë dhe rojeve afgane në hyrjen veriore të hënën, duke rezultuar në vdekjen e një ushtari afgan.

Talebanët më herët përjashtuan mundësinë e mbetjes së trupave perëndimore përtej 31 gushtit, me zëdhënësin Suhail Shaheen që paralajmëroi për “pasoja” nëse SHBA-ja vononte tërheqjen e forcave të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat