​Ministri polak: Kulmi i valës së katërt ndryshe nga ato të mëparshmet

Evropë

​Ministri polak: Kulmi i valës së katërt ndryshe nga ato të mëparshmet

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 23:06
Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski njoftoi sot se, rënia aktuale e infeksioneve me Covid-19 tregon se vala e katërt e koronavirusit është krejt ndryshe nga valët e përjetuara më parë.

Adam Niedzielski tha në Twitter se, gjatë dy ditëve të fundit është regjistruar një rënie e infeksioneve nga java në javë me mbi 5 përqind, që do të thotë se mesatarja ditore e dy javëve të fundit prej mbi 23,000 infeksionesh të reja më në fund po ulej.

Niedzielski tha se, shifrat tregonin se kulmi i valës së katërt aktuale Covid-19 ndryshonte në mënyrë të qartë nga valët e mëparshme.

Ministria e Shëndetësisë në Poloni raportoi dje 24,991 infeksione të reja me Covid-19, krahasuar me mesataren ditore të dy javëve të mëparshme prej 25,576.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat