​Ukraina në qendër të luftës së dezinformimit

Evropë

​Ukraina në qendër të luftës së dezinformimit

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Ukraina është në qendër të luftës së dezinformimit pasi Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit në Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës, zbuloi 10 falsifikime klasike të prodhuara nga Rusia.

Kështu deklaroi ministri ukrainas i Kulturës dhe Politikës së Informacionit, Oleksandr Tkachenko.

“Tani jemi në mes të një lufte dezinformimi, një lufte hibride. Vetëm këtë fundjavë qendra demaskoi 10 falsifikime klasike. Në fakt, ata po punojnë në përputhje me të ashtuquajturat ‘temnyks’ (udhëzime sekrete të medias se çfarë raportojnë dhe si). Ne morëm një ‘temnyk’ të tillë sipas të cilit mediet që veprojnë në disa zona të rajoneve të Donetsk dhe Luhansk, duke përdorur manipulime dhe provokime, po përpiqen të dezinformojnë shoqërinë tonë”, shtoi ai.

Vlen të përmendet evakuimi i shtetasve ukrainas në Rusi, ku po qëndrojnë në disa tenda ku disa prej tyre po përpiqen të kthehen në shtëpi apo raportet e mijëra apo dhjetëra mijëra refugjatëve nga Donbasi që qëndrojnë atje, të cilat nuk janë plotësisht të vërteta.

”Megjithatë, ne duhet t’u përgjigjemi atyre raporteve dhe të informojmë ukrainasit dhe gjithë botën për atë që po ndodh atje. Zyrtarët e sigurisë, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe agjenci të tjera, do të japin përditësime mbi situatën në zonën e operacionit të forcave të përbashkëta dhe rreth kufijve të Ukrainës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat