Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët

Evropë

Lufta në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv: Do t’i mposhtim rusët

Më: 8 mars 2022 Në ora: 16:34
Ihor Terekhov

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Ihor Terekhov, tha se forcat ukrainase do të arrijnë të mposhtin forcat ruse.

Nën sulmin e bombardimeve të vazhdueshme ruse, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës ka arritur t'i rezistojë forcave ruse, tha Terekhov të martën, shkruan CNN

Granatimet, sulmet ajrore dhe shpërthimet në lagjet e banuara kanë shkatërruar qytetin verilindor por ai ende nuk ka rënë në duart e rusëve dhe do të arrijë të mposhtë rusët  falë ushtrisë ukrainase, këmbënguli Terekhov.

Gjatë javës së kaluar, forcat ruse kanë shënjestruar zonat e banuara në Kharkiv, duke goditur shkolla, dyqane, spitale, blloqe apartamentesh dhe kisha. Qyteti me 1.5 milionë banorë ka nevojë urgjente për ushqim, ilaçe dhe rrobat, tha Terekhov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat