Kërkohet përjashtimi i Rusisë nga G20, ky është veprimi i Putinit

Evropë

Kërkohet përjashtimi i Rusisë nga G20, ky është veprimi i Putinit

Nga: H.O. Më: 23 mars 2022 Në ora: 06:57
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin synon të marrë pjesë në një samit të G20 që do të organizohet nga Indonezia gjatë këtij viti, tha të mërkurën ambasadori rus në Xhakartë, pas thirrjeve të disa anëtarëve që vendi të ndalohet nga grupi, shkruan The Guardian, transmeton Bota sot.

"Jo vetëm G20, shumë organizata po përpiqen të dëbojnë Rusinë...reagimi i perëndimit është absolutisht joproporcional," tha ambasadorja Lyudmila Vorobyova në një konferencë shtypi të mërkurën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po vlerësojnë nëse Rusia duhet të mbetet brenda grupimit të ekonomive kryesore të G20 pas pushtimit të saj në Ukrainë.

Kështu thanë burimet e përfshira në diskutime për agjencinë e lajmeve më herët të martën./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat