Zjarr i fuqishëm në Kiev, ushtria ukrainase shkatërron edhe fuqinë e gjallë të armikut

Evropë

Zjarr i fuqishëm në Kiev, ushtria ukrainase shkatërron edhe fuqinë e gjallë të armikut

Nga: A.ZH Më: 1 prill 2022 Në ora: 22:06
Ukrainasit shkatërrojnë automjetet e armikut

Një betejë e ashpër mes ushtrisë ukrainase dhe agresorit rus është zhvilluar në rajonin e Kievit.

Në pamjet e publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shihet se ukrainasit, pos dëmeve materiale, kanë vrarë edhe ushtarë të armikut, përcjell Bota sot.

“Ushtarët tanë ndalin fokusin e armikut në drejtim të Kievit.

Pas një zjarri të fuqishëm të goditur nga artileria, ushtarët ukrainas arritën të djegin disa dhjetëra njësi të armikut BMP, tanke, automjete të blinduara tajfun dhe kamionë. Dhe gjithashtu shkatërruan fuqinë e gjallë të armikut.

Garda Kombëtare dhe Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të çlirojnë vendbanimet në rajonin e Kievit nga pushtuesit.

#stoprusia”, shkruhet në postimin e ushtrisë ukrainase në Facebook./Botasot

Image
Ukrainasit shkatërrojnë automjetet e armikut
Image
Ukrainasit shkatërrojnë automjetet e armikut
Image
Ukrainasit shkatërrojnë automjetet e armikut
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat