Itali: Nëna e braktis foshnjën në një kosh plehrash në Ditën e Pashkëve

Evropë

Itali: Nëna e braktis foshnjën në një kosh plehrash në Ditën e Pashkëve

Më: 10 prill 2023 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Një rast tejet i prekshëm ka ndodhur të dielën në Itali.

Një foshnje e posalindur u gjet e braktisur në një kosh plehrash, pranë Poliklinikës së Milanos.

Sipas mediave italiane nëna e foshnjes dyshohet se e kishte lënë edhe një letër ku shkruante:

“Përshëndetje, unë quhem Enea. Kam lindur në spital sepse nëna ime donte të sigurohej që gjithçka të ishte në rregull dhe të jemi sa më shumë bashkë”, shkruhej ndër të tjera në letër.

Raportohet se i vogli u lind me një peshë prej 2.6 kilogramë.

Tutje në letrën e nënës shkruan se vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo thotë se e donte shumë të birin e saj, por se nuk mundi të kujdesej për të.

Në ndërkohë nga spitali të hënën u dha një lajm i mirë.

Për foshnjën u njoftua se tashmë është gjetur një strehim i sigurt.

Një familje ka dalë vullnetare për ta birësuar dhe kujdesur për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat