“Mos më pyesni si e bëra milionin e parë”, zbulohet misteri i Silvio Berlusconit

Evropë

“Mos më pyesni si e bëra milionin e parë”, zbulohet misteri i Silvio Berlusconit

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 12:19
Silvio Berlusconi

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua jeta e Silvio Berlusconit, i cili ndërroi jetë në moshën 86 vjeçare.

Lajla Përnaska tregoi në studio se ka patur mundësinë të takohet dy herë më ish-kryeministrin Italian, ndërsa u komentua në vijim gjithë kontributi i tij në futbollin Italian, politikë dhe jo vetëm…

Mirëpo pyetja që ai s’iu përgjigj kurrë ishte sesi e bëri million e parë. Xhimi Lazri dha një shpjegim live duke argumentuar se:

“Kur ishte i ri ai bënte detyrat e shkollës dhe u jepte me lekë të tjerëve detyrat. Por atyre që ishin në nevojë ua jepte pa lekë. I ati i Berlusconit ka punuar në një bankë milaneze, jo të madhe, dhe thuhet se ai ka marrë një kredi nga kjo bankë falë të atit. Gojët e liga apo më pak dashamirëse thonë se ato ishin para të mafies”, u shpreh Lazri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat