Putin refuzon të shkojë në të njëjtin samit me Macronin

Evropë

Putin refuzon të shkojë në të njëjtin samit me Macronin

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:22
Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron

Ndonëse presidenti francez Emmanuel Macron, ka qenë “më i buti” brenda BE-së ndaj Rusisë, gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është e njëjta qasje edhe nga pala tjetër. Së fundmi, Kremlini ka treguar pakënaqësitë e veta lidhur me pjesëmarrjen  e presidentit francez Emmanuel Macron në samitin e BRICS në Afrikën e Jugut, që do të organizohet këtë verë, duke argumentuar se ai mund të shkatërrojë ngjarjen. 

“Ne dërguam një sinjal se, me gjithë respektin ndaj vendit pritës, ftimi i mysafirëve të caktuar duhet të bazohet në faktin se BRICS është një shoqatë shtetesh që, në parim, refuzojnë sanksionet e njëanshme si një metodë për zgjidhjen e problemeve të politikës së jashtme”, tha të enjten Sergej Ryabkov, zëvendësministri i Jashtëm rus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS .

Duke marrë parasysh këtë, është thjesht e dukshme papërshtatshmëria e paraqitjes së përfaqësuesve të Perëndimit atje”, shtoi Ryabkov. Afrika e Jugut do të presë samitin e ardhshëm të vendeve të BRICS, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, të cilat mbeten të gjitha partnere të  Moskës pavarësisht pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini, në Johanesburg më 22-24 gusht.

Grupi BRICS i ekonomive të mëdha në zhvillim është përgjigja e Jugut Global për grupin G7 të vendeve të industrializuara perëndimore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjithashtu ngriti supet ndaj mundësisë që Macron të marrë një ftesë nga Afrika e Jugut. “Ne sinqerisht nuk e dimë se si, si kujt, për çfarë qëllimi Macron mund të marrë pjesë në samit, ne nuk kemi një informacion të tillë,” tha Peskov. Macron, nëse shkon, do të ishte lideri i parë perëndimor që do të merrte pjesë në një samit të BRICS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat