Holanda mbyll fushën e gazit të Groningenit

Evropë

Holanda mbyll fushën e gazit të Groningenit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Holanda do të ndalojë plotësisht prodhimin e gazit pranë qytetit të Groningen deri më 1 tetor, njoftoi sot qeveria e vendit.

Nxjerrja e gazit tani është në një minimum operacional, por qeveria dëshiron të reduktojë rreziqet sizmike në zonë, raporton Reuters.

Në fushën e gazit në afërsi të Groningenit, e cila menaxhohet bashkërisht nga britanikët Shell dhe amerikanët Exxon Mobil, ka ende rezerva të mëdha gazi natyror, por shfrytëzimi është ndalur pothuajse tërësisht për shkak të lëkundjeve të tokës, e cila shkaktoi dëme dhe pakënaqësia e qytetarëve.

Të gjitha impiantet do të mbyllen përgjithmonë në vitin 2024, por qeveria holandeze ka lënë mundësinë për të shfrytëzuar një sasi të caktuar gazi në rrethana të jashtëzakonshme.

“Ne kemi vendosur që prodhimi i gazit pranë Groningenit të jetë zero nga 1 tetori. Nëse është shumë ftohtë dhe kemi probleme në magazinimin e gazit, do të mund të hapim një ose më shumë impiante”, tha ministri i Minierave Hans Wielbrief.

Sipas tij, “nuk ka dyshim” se termocentralet do të çmontohen deri në tetor të vitit të ardhshëm, kur do të sigurohet një sasi e mjaftueshme gazi për qytetarët e Holandës nga burime të tjera.

Fusha e gazit pranë Groningenit konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Evropë, por pas një tërmeti jashtëzakonisht të fortë në vitin 2018, u vendos që të ndalohej prodhimi i gazit në zonë, sipas agjencisë britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat