Ngadalësohet ritmi i ngritjes së çmimit të ushqimit në Britani të Madhe

Evropë

Ngadalësohet ritmi i ngritjes së çmimit të ushqimit në Britani të Madhe

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:49
Çmimet e përgjithshme në dyqane u rritën me 8.4 përqind në qershor

Ritmi i inflacionit në produktet ushqimore në Britani të Madhe ka vazhduar të ngadalësohet, që prej rekordit rritës gjatë prillit.

Megjithatë të dhënat vazhdojnë të tregojnë se norma vjetore është e lartë – afër 15 përqind, raporton Sky.

Pra, çmimet janë ende duke u rritur, por me ritëm më të ngadaltë se më përpara. Gjatë qershorit ka pasur një rritje prej 14.6 përqind në produktet ushqimore, që sipas të dhënave ka rënë nga 15.4 përqind që ishte regjistruar në maj.

Çmimet e përgjithshme në dyqane u rritën me 8.4 përqind në qershor, një rënie nga 9 përqind që ishte shënuar gjatë majit.

Shifrat e muajit të kaluar ishin rritja e dytë më e shpejtë vjetore e matur ndonjëherë nga organizata tregtare për shitësit në Mbretërinë e Bashkuar, e dyta vetëm pas prillit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat