Britania e Madhe e “përjashtuar” nga vala e të nxehtit afrikan

Evropë

Britania e Madhe e “përjashtuar” nga vala e të nxehtit afrikan

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Evropa Jugore është përfshirë prej ditësh nga një valë e të nxehtit afrikan ku shumë prej vendeve po përballen me temperature të larta jashtë normales, por mesa duket Britania e Madhe nuk do të jetë pjesë e kësaj liste.

Sipas autoriteteve nuk ka asnjë mundësi që Britania të përballet me temperature 45 gradë siç po ndodh në Francë, në Itali, Spanjë dhe në një sërë vendesh të tjera evropiane.

Britania e Madhe është vendosur të përjetojë temperatura afër mesatares ose pak më poshtë për korrikun, kanë thënë autoritetet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat