Zjarret shpërthejnë minat tokësore në Kroaci

Evropë

Zjarret shpërthejnë minat tokësore në Kroaci

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:32
Kroaci

Zjarret që kanë përfshirë një pjesë të rajonit të Dubrovnikut në Kroaci po përhapen me shpejtësi për shkak të erës.

Mediat e huaja shkruajnë se përhapja e flakëve ka shpërthyer minat tokësore të mbetura që nga lufta e pavarësisë së viteve 1990. Minat kanë shpërthyen në një kodër pranë Petrarcës, në jug të destinacionit kryesor turistik, Dubrovnikut.

Ndërkohë nga autoritetet kroate akoma nuk ka një konfirmim në lidhje me këtë.

“Një erë uragani jugore që fryn në kantonin Dubrovnik-Neretva ka ndezur një zjarr të përhapur në hapësirën e hapur në zonën e komunitetit Dubrovnik Plat,” tha HVZ.

Erërat i detyruan avionët që luftonin zjarrin të braktisnin operacionin, ndërsa 130 zjarrfikës vazhduan, operacionin për shuarjen e flakëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat