E tmerrshme/ 35-vjeçari vrau dhe copëtoi nënën e tij

Evropë

E tmerrshme/ 35-vjeçari vrau dhe copëtoi nënën e tij

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 10:49
Viktima jetonte në Seren, pranë Liege, me dy fëmijët dhe mbesën e saj.

Një burrë 35-vjeçar ka rrëfyer se ka vrarë nënën e tij, trupi i copëtuar i së cilës u gjet në fillim të kësaj jave në një kanal pranë lumit Meuse pranë Liege.

Organet e gruas u gjetën brenda një frigoriferi dhe një enë tjetër që ishte hedhur në ujë nga autori. Ajo kishte një tatuazh në bust, mbi bazën e të cilit autoritetet e identifikuan, sqaroi zëdhënësja e prokurorisë, Catherine Collignon. Bëhej fjalë për një grua 70-vjeçare, djali i së cilës u arrestua në orët e para të së enjtes në një hotel pranë aeroportit Bruksel-Zavendam.

Autori synonte të largohej me në një fluturim me destinacion Korenë e Jugut, tha Collignon.

35-vjeçari ka pranuar aktin e tij dhe pasi u procedua penalisht, u vendos arrestimi i tij.

Viktima jetonte në Seren, pranë Liege, me dy fëmijët dhe mbesën e saj. Djali i saj ia ka rrëfyer aktin e tij një të afërmi dhe ky i fundit i ka thënë një tjetër personi që ka vendosur të lajmërojë policinë. Nënë e bir kanë debatuar shpesh vitet e fundit pasi ai vendosi të kthehej në shtëpinë e familjes pas pandemisë Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat